|
GJYQI I VRASESIT TE EDISON JAHAJT Natėn e parė tė vitit 2006, kur ndėrrimi i viteve festohej nė tė gjithė Greqinė, nė Rethimno masakrohej, njė tjetėr emigrant, nga dora e
njė tjetėr racisti grek, i cili ishte ofenduar nga sjellja
“provokuese” e njė emigranti qė kishte guxuar tė qarkullonte me
bluzė me flamurin shqiptar. Emigranti 17-vjeēar ėshtė njė tjetėr viktimė e
racizmit tė vendasve ndaj nesh, pasi tė vetmen gjė qė ai bėri, i vetmi
“krim”qė kreu, ishte mbartja e tabelės, emigrant shqiptar. Dora e qytetarit grek tė ofenduar, ishte armatosur pėr vite me radhė nga
klima ksenofobike qė ekziston nė realitetin grek, nga mos reagimi ynė ndaj
akteve tė tilla nė tė kaluarėn, nga operacionet famėkeqe “fshesa”
tė ndėrmarra nga policia greke. Ishte armatosur nga fakti qė emigrantėt shihen vetėm si mjete pėrfitimi
dhe si njerėz tė kategorisė sė tretė nga pjesa me e madhe e shoqėrisė greke,
nga politika raciste e shtetit grek e shfaqur nėpėrmjet ligjeve absurde tė
emigracionit. Dora e tij ishte
armatosur nga politika e papėrgjegjshme dhe racist-nxitėse e mas-mediave, nga mos dėnimi i autorėve nga
gjykatat, veēanėrisht kur ata bėjnė pjesė nė radhėt e policisė greke. Kur gjithė kjo klimė e mbjellė,
arriti kulmin dhe racizmi shpėrtheu nė njė agresivitet tė paparė nė pogromin
e 4 Shtatorit tė 2004, shumė qarqe politike dhe mediat nxituan ta kamuflonin
atė duke ia hedhur fajin «provokimeve» tė emigrantėve shqiptarė. Perceptime
tė tilla jo vetėm qė pengojnė integrimin tonė normal nė shoqėrinė greke dhe
mbjellin njė klimė dyshimi kundrejt emigrantėve por i japin gjithashtu njė hov sulmeve jo tė
pakta raciste kundrejt nesh. Mė 22 shkurt 2007 zhvillohet nė Kretė seanca gjyqėsore e vrasėsit tė Edisonit, por siē e dimė pushteti gjyqėsor me vendimet e tij, jo vetėm qė nuk ka
mbajtur njė qėndrim objektiv ndaj emigrantėve, por nė tė shumtėn e rasteve
vendimet e kėtij institucioni kanė qenė raciste. Sensibilizimi dhe organizimi
i vetė ne emigrantėve duke pasur solidaritetin e asaj pjese tė shoqėrisė
greke e cila na mbėshtet, janė mėnyrat e vetme pėr tė fituar dhe mbrojtur tė drejtat tona
e pėr tu bėrė ballė kėtyre sulmeve raciste. FORUMI I
EMIGRANTĖVE SHQIPTARĖ
Athinė, Shkurt 2007 Spiro Trikupi 43, Eksraqia -------------------------------------------------- Iraklio Dėnimin mė tė lartė i dha, Tė Premten nė mbrėmje,
Gjykata e Iraklios 19- vjetarit Jorgo G., i cili natėn e parė tė 2006
masakroi me 17 thika 17-vjeēarin shqiptar Edison Jahaj, nė shtėpinė e tė
fundit nė Rethimno. Trupi gjykues e gjykoi tė fajshėm pa asnjė
masė lehtėsuese dhe i dha dėnimin me burgim tė pėrjetshėm, gjithashtu dhe
dėnimin me 28 muaj heqje lirie pėr akuzat e tjera (armėmbajtje pa leje,
pėrdorim arme zjarri, prishje e qetėsisė familjare) Edhe pesė tė akuzuarit e tjerė pėr tė
njėjtėn ēėshtje u gjykuan tė fajshėm pėr tė njėjtėn akuzė , tė thjeshtė
bashkėpunimit. Si pasojė, pėr katėr prej tyre- babanė dhe tre shokėt- pati
pėrmbysje tė pjesshme tė akuzės, pasi u nxorėn para gjyqit pėr bashkėpunim tė
drejtpėrdrejt. E akuzuara Bullgare u pėrball qė nė fillim me akuzėn thjesht
tė bashkėpunimit. Dėnimet e dhėna janė pėr tė atin e
autorit dhe njė nga shokėt e tij 21 vjet e 11 muaj dhe pėr tė tjerėt nga 10
deri 14 vjet. Pėrveē autorit tė krimit, nė burg u
dėrguan i ati dhe njė shok i tij, pasi apelimi i tyre nuk kishte karakter pezulluese. news.in.gr 24.02.2007 |